Aktualitet

Gara për kryeprokuror drejt fundit, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët

Në intervistat publike do të merren në pyetje prokurorët: Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.
Featured image of article: Gara për kryeprokuror drejt fundit, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsjan Çela

TIRANË– Tre kandidatët për kryeprokuror të Përgjithshëm do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorirsë më 11 nëntor. 

Në intervistat publike do të merren në pyetje prokurorët: Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Pak ditë më parë u skualifikua nga gara avokati Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që ky i fundit e ankimoi vendimin. Pas përballjes me KLP në Gjykatën Administrative juristi sërish humbi gjyqin, pasi trupa gjykoi se ishte larguar nga gara me të drejtë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht postin e Kryeprokurores e mban njëra prej kandidateve Arta Marku, e cila u emërua e përkohshme në detyrë më 18 dhjetor të vitit 2017. Emërimi i saj shkaktoi shumë polemika pasi një post i tillë i përkohshëm nuk përcaktohet në Kushtetutën e vendit. 

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment