LIVE UPDATES
Aktualitet

Gara për kreun e PD-së! Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën e tij

31 Tetor 2021, 06:14 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD-së! Fatbardh Kadilli shpall kandidaturën e

TIRANË– Ish-anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli shpalli ditën e djeshme kandidaturën e tij për kryetar të Partisë, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor. Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por do të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

‘Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD. Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata. Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”- është shprehur ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha po ashtu ka shpallur zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Ai dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike fatbardh kadilli gara per kreun e pd kuvendi kombetar i pd fatbardh kadilli gara per kreun e pd kuvendi kombetar i pd

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta