Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Gara për Gjykatën e Lartë/ Përfundon faza e parë e verifikimit të 22 kandidatëve jo gjyqtarë
13 Gusht 2019, 09:07Nga DOSJA
Tiranë- Nga 22 kandidatët që janë jashtë sistemi të drejtësisë, që garojnë për Gjykatën e Lartë, vetëm 3 prej tyre do të shpallen fitues. Për këto vende vakante ditën e sotme KLGJ nisi menjëherë Vettingun për ta. Mësohet se Këshillit të Lartë Gjyqësor konfirmoi se ka përfunduar vetëm faza e parë që është verifikimi i vërtetësisë së dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët.
Verifikimi për 22 kandidatët është bërë nga inspektorati i pasurisë (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.
Pritet që faza e dytë të përfundojë më datë 5 Shtator, ku është është faza që të tre këto institucione do ti argumentojnë me shkrim KLGJ-së gjetjet për çdo kandidat, pastërtinë e figurës, problemet me pasurinë, apo dhe ndjekjet penale.
Gjykata e Lartë duhet të funksionojë me 19 anëtarë, ku 16 prej tyre duhet të jenë gjyqtarë karriere dhe 3 nga avokatia, shoqëria civile, pedagogë ose jurist i shquar me mbi 15 vjet punë.
22 kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë Sergjio Mazreku
Ndue Pjetra
Ergys Meta
Jetmira Rragami
Aldona Sulaj
Jordan Daci
Lindita Troja
Alma Loci
Hermina Albunesa
Rezarta Melo
Agron Malaj
Ervin Pupe
Theodhori Sollaku
Irena Nino
Vjosa Bodo
Shaqir Hasanaj
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Buna
Anton Lleshaj
Altin Binaj
Përveç Gjykatës së Lartë, jashtë funksionit është edhe Gjykata Kushtetuese. KED ka përfunduar procesin e intervistave me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Në garë janë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti, Marsida Xhaferllari dhe Besnik Muçi. KED ka vendosur që të vijojë menjëherë me shqyrtimin e dokumentacionit të çdo kandidati, për të bërë vlerësimin dhe pikëzimin e tyre. Këto vlerësime do ia dërgojë Kuvendit dhe Presidencës. (lexo këtu)
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RRËSHEN– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit në Rrëshen. Dosja.al ka mësuar dy pistat ku policia po heton për vrasjen e ...
TIRANË– Është arrestuar në Greqi Kristaq Leci, bashkëpunëtori i ekzekutorit Mikel Shallari në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku më 8 Prill të vitit 2...
LUSHNJE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Lushnje, k...
Tiranë- Tre ditë më parë është ekstraduar nga Britania e Madhe 41-vjeçari Gentian Doda, i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte korruptua...
SHBA- Rregulli, i cili pritej prej një kohe të gjatë, hyn në fuqi më 15 tetor dhe refuzon aplikantët për viza të përkohshme ose të përhershme nëse nuk përmbushi...
Shkodër- Për plagosjen e 38-vjeçarit në Vate Shpatën në Shkodër janë arrestuar nga policia 3 persona.Nga policia janë arrestuar Sokol Pali, 36 vjeç...
Tiranë- Ambasada amerikane ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi. Në një reagim në faqen e saj në Facebook njoftohet se së shpejti Shqipëria do të ketë Gj...
Kosovë- Kordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Kosovë Besnik Tahiri ka deklaruar se për televizionin T7 se dorëheqja e Haradinaj nga pozita e kryeminist...
Në tre shtete në Europë, punëdhënësit vuajnë më shumë për të gjetur fuqi punëtore me arsim të mesëm apo të lartë. Në vend të parë është Portugalia, ku 50% e for...
Fier- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Fier, pasi u vra me thikë një 23-vjeçari Florian Selimi.Për këtë ngjarje në prangat e policisë kanë r...