Politike

Gara për deputet/ Komisioni i Vlerësimit ia la vendimin Kryesisë, Salianji i qetë: PD di t’i vlerësojë kontributet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se vendosja e emrit të tij në pritje nuk e shqetëson. 
Featured image of article: Gara për deputet/ Komisioni i Vlerësimit ia la vendimin Kryesisë, Salianji i qetë: PD di t’i vlerësojë kontributet Ervin Salianji

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur lidhur me procesin e Vlerësimit të Kandidaturave për zgjedhjet parlamentare. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji tha se vendosja e emrit të tij në pritje nuk e shqetëson. 

Më tej, ish-deputeti ka shtuar se Partia Demokratike i vlerëson kontributet e anëtarëve të saj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam asnjë shqetësim, nga PD nuk përjashohet asnjë. Nuk është politika vetëm pozicione, as nuk injektohesh dot me zor për t’u bërë politikan, as nuk hiqet priza me zor për të hequr vokacionin politik. PD di t’i vlerësojë të gjitha kontributet. Është një çështje që i takon vendimarrjes kolegjiale në anëtarësi,”- tha Ervin Salianji.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment