
TIRANË- Kreu i FRESSH Eljo Hysko, zv/ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku, Ardit Konomi dhe Florenc Spaho kanë marrë mandatet e deputetëve ditën e sotme nga KQZ.
Kjo erdhi pasi 4 deputetë lanë mandatet pasi do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Mësohet se Eljo Hysko ka marrë mandatin e deputetit Rakip Sulit që kandidon në Kamëz. Ardit Konomi ka marrë mandatin e Ilir Xhakollit, që do të garojë për bashkinë Pogradec. Ndërsa zv/ministrja e Shëndetësisë Adriana Jaku ka marrë mandatin e lënë nga Pjerin Ndreut, pasi ky kandidon për bashkinë Lezhë. Florenc Spaho mori mandatin e Nuri Belbës i cili kandidon në Prrenjas. Të katër deputetë e rinj pritet që të betohen në seancën e nesërme plenare në Kuvend.
VENDIMET E KQZ-së
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Rakip Bajram Suli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, z. Eljo Kastriot Hysko.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Pjerin Zef Ndreu”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, znj. Adriana Hile Jaku.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Nuri Belba”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Elbasan, z. Florenc Fatmir Spaho.
“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, të z. Ilir Telha Xhakolli”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Korçë, z. Ardit Petrika Konomi.
(J.V. Dosja.al)