Politike

Thirrja e Agron Shehajt për demokratët: Dilni votoni të dielën, askush nuk do t’ju pengojë

Shehaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.
Featured image of article: Thirrja e Agron Shehajt për demokratët: Dilni votoni të dielën, askush nuk do t’ju pengojë Agron Shehaj

TIRANË– Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, i bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.

Shehaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.

“Të dashur demokratë. Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë. Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’iu heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë. Koha kur mund t’iu quanin armik, t’iu përjashtonin apo t’iu hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shkruan Shehaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DITA E FUNDIT! Kandidatët për kryetar të PD-së mbyllin fushatat, Basha në Peqin, Harxhi dhe Shehaj në Tiranë. Kadilli hesht

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment