Aktualitet

Gara do të mbyllet më 18 dhjetor! Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2 (DETAJET E KONTRATËS)

Tënderi është hapur këtë të mërkurë dhe do të mbylletme datë 18 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë mësohet se afati i kontratës do të  jetë 12 muaj.
Featured image of article: Gara do të mbyllet më 18 dhjetor! Hapet tenderi 4 mln € për blerjen e 400 mijë teste të shpejta për SARS-COV-2 (DETAJET E KONTRATËS) Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender për të blerë 400 mijë teste të shpejta për Covid-19 Burime për Dosja.al bëjën me dije se tenderi për testet ka vlerën e 496 milionë lekë. Tenderi është hapur këtë të mërkurë dhe do të mbyllet me datë 18 dhjetor të këtij viti. Ndërkohë mësohet se afati i kontratës do të  jetë 12 muaj.

“Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje teste diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja të NJVKSH-ve” për një periudhë 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH” –Marrëveshje Kuadër me një operator ekonomik – ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj me fond limit 496,000,000 (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion) lekë pa TVSH”, thuhet në njoftimin e tenderit. 

Dosja.al bazuar në dokumentet e tenderit ka mësuar se kjo marrëveshje do të lidhet me operatorin ekonomik me te suksesshëm, i cili do të ofrojë çmimin më të ulët. 

Me qellim mbulimin në kohë dhe pa vonesa për sigurimin e testimit te pandërprerë dhe për menaxhimin sa me efikas te nevojave dhe burimeve financiare në dispozicion, sasitë dhe afatet e lëvrimit për periudhën 12 mujore do të jenë:

• 10% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 10 ditëve nga nënshkrimi i kontratës;

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit të parë nga nënshkrimi i kontratës;

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit të dytë nga nënshkrimi i kontratës;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

• 30% e sasisë totale të mallit të lëvrohet brenda 3 mujorit tretë nga nënshkrimi i kontratës.

Dokumenti

Testet e shpejta do të jenë të aprovuara dhe të renditen në listën e OBSH-së  dhe do të jetë i regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Të zbulojë antigjenin SARS-CoV-2.

Ato duhet të japin rezultate brenda 15-30 minutash, duhet të ketë ruajtje afatgjatë me më shumë se 1 muaj në temperaturën e dhomës 5 deri në 30 gradë Celsius”.- thuhet ndër të tjera në Tender.

Po ashtu kërkohet që: “Testet të kryhet pa shoqërimin dhe pa nevojën e pajisjeve apo analizatorëve shtesë në mënyrë që testi të mund të jetë i disponueshëm dhe rezultatet të lexohen vizualisht pa pajisje shoqëruese në të njëjtën kohë. Testet kryhet me pajisje konsumable të cilat janë njëpërdorimshme dhe plotësisht të lëvizshme. Të mos ketë nevoje për asnjë pajisje shtesë përveç materiale te cilat sigurohen nga kompania prodhuese.  Të përmbajë mostra të kontrollit pozitiv dhe negative Të ketë ndjeshmëri klinike  90% për SARS-CoV-2 krahasuar me një test referimi molekular. Testi të jetë në paketim të vetëm dhe steril. Skadenca të jetë jo më pak se 6 muaj nga data e lëvrimit te mallit”.  Po ashtu Ministria e Shëndetësisë mund të lidhë kontratë për teste për çdo nevojë që del e paparashikuar dhe është e domosdoshme në çdo kohë.

Pak ditë më parë Dosja.al zbuloi gënjeshtrën që kishte bërë Ministria e Shëndetësisë në lidhje me testet e shpejta të Covid-19.  Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge pas takimit që pati me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa sqaroi se testimet nuk janë gjithçka, tha edhe se testet e shpejta në Shqipëri vijnë pas “8 ose 10 javësh“. “Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment