Sport

“Galaktikët” e Real Madrid rikthehen, por këtë herë ndryshe! Batuta, emocione dhe kujtime

Jam krenar që kam luajtur aty dhe me ty”Më pas, Ronaldo nis bisedën me Luis Figon, i cili i shpjegon se “ai Real Madrid nuk do të vijë më, edhe pse futbolli shpesh është i paparashikueshëm.
Featured image of article: “Galaktikët” e Real Madrid rikthehen, por këtë herë ndryshe! Batuta, emocione dhe kujtime Foto ilustruse

SPANJË-Ronaldo ‘Fenomeni’ vendosi tu bënte një surprizë ish-shokëve të skuadrës së Real Madrid, të atyre futbollistëve që në vitet 2000 u konsideruan si “Galaktikët”. Braziliani pati një komunikim online me Figon, Zidane, Beckham duke iu shtuar edhe Raul me Roberto Carlos.

Në një komunikim live lojtarët tregonin momentet e tyre në klubin madrilen. Kam mësuar shumë nga ty, vërtet”, shprehet Roberto Carlos, teksa buzëqesh nga shtëpia. “Ishim një skuadër e fortë atëherë, me shumë kampionë brenda. Jam krenar që kam luajtur aty dhe me ty”Më pas, Ronaldo nis bisedën me Luis Figon, i cili i shpjegon se “ai Real Madrid nuk do të vijë më, edhe pse futbolli shpesh është i paparashikueshëm.

Kishte shumë talent brenda tij, por më e rëndësishme ishte që të gjithë e dinim rolin tonë në ekip, çdokush detyrat e tij. Dhe ishim të bashkuar, si atëherë në Pamplona që donin të na dëmtonin me shqelma…”. Fenomeni” i shprehet se “jam krenar që jemi stërvitur bashkë. Sa keq që nuk fituam gjithçka me atë ekip. Megjithatë, futbolli është i bukur edhe sepse është i paparashikueshëm”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një bisedë e ngrohtë që edhe pse kanë kaluar shumë vite, sërisht kanë mundur të mbajnë kontaktet dhe të kujtojnë me nostalgji kohën e artë.

(E.Ç/Dosja.al)

Shto Koment