Showbiz

‘Bëmë baba të të ngjaj!’/ Vajza e Robert Aliajt mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë, këngëtari feston me shpirt në prapaskenë (VIDEO)

Vajza e këngëtarit shqiptar ka marrë pjesë në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë, vend ky prej vitesh jetojnë si familje.
Featured image of article: ‘Bëmë baba të të ngjaj!’/ Vajza e Robert Aliajt mahnit jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë, këngëtari feston me shpirt në prapaskenë (VIDEO) Gala dhe Robert Aliaj

BELGJIKË– Bëmë baba të të ngjaj i thonë asaj shprehjes dhe ky është rasti. Një shembull konkret është vajza e vogël e këngëtarit Robert Aliaj, Gala.

Vajza e këngëtarit shqiptar ka marrë pjesë në fazën e audicioneve të fshehta në “The Voice Kids” në Belgjikë, vend ky prej vitesh jetojnë si familje. Me këngën “Don’t know why” të Norah James, Gala i bëri të katërt antarët e jurisë që të ktheheshin e ta kishnin në skuadër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në prapaskenë shihet edhe Roberti, i cili me bastunin e tij klasik, bën tifo për të bijën sa herë që një anëtar jurie kthehet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment