Politike

Gahler i drejtohet Ramës: Nuk kanë të bëjnë problematikat e BE-së, plotësoni kushtet dhe ne do t’u pranojmë

Në një intervistë që ka dhënë për "Tempora", ai ka thënë se integrimi në BE, është në dorën tonë dhe për këtë fajin nuk e ka BE-ja. 
Featured image of article: Gahler i drejtohet Ramës: Nuk kanë të bëjnë problematikat e BE-së, plotësoni kushtet dhe ne do t’u pranojmë Michael Gahler

TIRANË- Michael Gahler, Koordinatori i PE për Çështjet e Jashtme mbrëmjen e sotme tha që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian, duhet të potësojë kushtet, duke shtuar se argumenti që ka persona që nuk e duan zgjerimin është shumë i lehtë për t’u përdorur. 

Në një intervistë që ka dhënë për “Tempora”, ai ka thënë se integrimi në BE, është në dorën tonë dhe për këtë fajin nuk e ka BE-ja. 

“Argumenti që ka persona që nuk e duan zgjerimin është shumë i lehtë për t’u përdorur. Dinamikat tona të brendshme nuk kanë të bëjnë, por ndonjëherë si në rastin e Maqedonisë me Greqinë, ose tani që kemi një problem me Bullgarinë. Është në dorën tuaj që të përmbushni kriteret dhe që argumentet e tyre të mos kenë kuptim. Është në dorën tuaj kjo gjë dhe ne në fund do të kemi një vendim unanim. Kështu ne do t’i hapim negociatat, por s’mund t’i vihet gishti BE-së, kur jeni ju ata që duhet të hyni.  Kriteret janë të qarta dhe çfarë kemi parë, ato duhen plotësuar.“- ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.k.dosja.al)

 

Shto Koment