Sport

Gafë e PSG-së, dy lojtarë të rëndësishëm nuk do luajnë në gusht për Champions League

Të dy kanë zgjedhur ta mbyllin pas datës 30 qershor kur kontrata e tyre do të skadojë. Mbrojtësi do t’i bashkohet Dortmundit
Featured image of article: Gafë e PSG-së, dy lojtarë të rëndësishëm nuk do luajnë në gusht për Champions League Lojtarët e PSG

Të gjendur në fund të kontratës, Edinson Cavani dhe Thomas Meunier e kanë mbyllur aventurën e tyre me PSG. Ata nuk do të vazhdojnë me kampionët e Francës as për Champions League, pavarësisht se e kishin një opsion të tillë.

Të dy kanë zgjedhur ta mbyllin pas datës 30 qershor kur kontrata e tyre do të skadojë. Mbrojtësi do t’i bashkohet ekipit të Borussia Dortmundit, sepse ka arritur marrëveshjen me gjermanët. 28-vjeçari nuk do të qëndrojë në Paris sepse ka frikën e dëmtimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E njëjta situatë dhe për sulmuesin 33-vjeçar Edinson Cavani. Ai ka dalë si futbollist i lirë dhe pritet t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madridit. Veterani ka hequr dorë nga Champions League.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment