Rajoni

GAFA EPIKE!/ “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, deklarata PERLË e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës

Ndoshta kanë dashur që të përdorin ndonjë fjalë tjetër, si për shembull testohet;kurohet; etj. Megjithatë ta keni parasysh edhe këtë; nëse doni të infektoheni, mundeni ta bëni!
Featured image of article: GAFA EPIKE!/ “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, deklarata PERLË e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës Foto ilustruese

KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka reaguar pas përhapjes së lajmeve në lidhje me mosrespektim të rekomandimeve të institucionit por vëmendja është marrë vetëm nga një frazë.

“Gjithkush ka të drejtë të infektohet,”shkruhet në njoftimin e bërë nga IKSHP-ja, por nuk dihet përse. Ndoshta kanë dashur që të përdorin ndonjë fjalë tjetër, si për shembull testohet;kurohet; etj. Megjithatë ta keni parasysh edhe këtë; nëse doni të infektoheni, mundeni ta bëni!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

Qytetarë të dashur të vendit tonë! Sot janë perhapur lajme të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK, ku të jep përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Me respekt ju perkujtojë që virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askend. Gjithkush ka të drejtë të infektohet. Ju lutemi të mos përhapen dezinformata kuturu. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të bëhet presion psikologjik por tu ndihmohet ta tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve. Kontributi i të gjithëve është i mirëseardhur duke zbatuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe duke bartur maskën si mjet parandalues obligativ. Ju lutemi për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni. Ju themi me kompetencë të plotë se Kryeministri e ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informatën për SARS CoV-2. IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar. Diagnostikimi laboratorik bëhet sipas indikacioneve epidemiologjike dhe deri sot janë testuar të gjithë që kanë pasur nevojë për shërbim. Rezultatet laboratorike përkundër vështirësive dalin brenda 4 orë deri 24 orë e që paraqet punë të vetëmohueshme te ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara botërore qoftë për intervalin kohor të shkurtë, qoftë për besueshmërinë e rezultateve. Këtë më së miri e dijnë pacientët e hospitalizuar të cilët po trajtohen me dinjitet nga profesionistët shëndetësor. Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar ju lusin të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po na pengoni në punë nga ky presion psikologjik, politik e medial. Edhe ashtu jemi ekip i vogël në numër po zemërgjërë të sakrifikojmë jetët tona për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutemi na leni të punojmë në misionin tonë të shenjtë. Instituti Kombëtar apelon në vetëpërmbajtje sepse është shumë antihimane të merren njerëzit me gjëra personale të kujtdo qofshin në kohë pandemie dhe të lëndohet qenia humane dhe të hidhet gur e dru mbi Institutin Kombëtar nga njerëz që nuk kanë dëshmuar suksese dhe gjitholog që janë duke dëmtuar imazhin e mjekut.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “GAFA EPIKE!/ “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”, deklarata PERLË e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës

  1. Po kshu eshte kur anashkalon specialistet …e mbush dikasteret e shtetit me militate partie qe as shqip nuk shkruajn dot ..kto e mbajn veten edhe per specialista …sidomos per te vjedh jan nam fare …

Shto Koment