Politike

Gafa e kandidates së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqit i ngatërrohet goja në sy të Ramës: Baba im lotoi kur takoi prindërit e mi

VIDEO
Teksa pranë saj ishte edhe kryeministri Edi Rama e ministrja Evis Kushi, Muzhaqi tha se e ka parë të atin të lotojë kur ai takoi prindërit e saj në gjimnaz.
Featured image of article: Gafa e kandidates së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqit i ngatërrohet goja në sy të Ramës: Baba im lotoi kur takoi prindërit e mi Bora Muzhaqi

TIRANË– Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë Bora Muzhaqi ka bërë një gafë ditën e sotme gjatë fjalës që mbajti në ceremoninë e shpërndarjes së medialjeve për studentët ekselente.

Teksa pranë saj ishte edhe kryeministri Edi Rama e ministrja Evis Kushi, Muzhaqi tha se e ka parë të atin të lotojë kur ai takoi prindërit e saj në gjimnaz.

“Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm njëherë e kam parë që të lotojë, ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot dhe përpiqej shumë fort që t’i fshihte. Jam shumë e bindur që edhe gjithë prindërit tuaj janë po kaq krenarë për ju. Po dua të shtoj që edhe ne jemi edhe akoma më krenar për juve,”- u shpreh Muzhaqi duke mos e sqaruar edhe ngatërresën që bëri.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment