Politike

Gafa e Juncker/ Vasili: Çfarë zgjedhjesh do të bëjë në qershor Rama, kanë mbaruar në prill

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan me ironi se:  Zgjedhjet kanë mbaruar në prill.
Featured image of article: Gafa e Juncker/ Vasili: Çfarë zgjedhjesh do të bëjë në qershor Rama, kanë mbaruar në prill Petrit Vasili

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar, pasi presidenti i KE, Jean-Claude Juncker, ngatërroi datën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ku tha se zgjedhjet do të zhvilloheshin në prill edhe pse jemi në qershor.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan me ironi se:  Zgjedhjet kanë mbaruar në prill.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Zgjedhjet kane mbaruar ne prill.

Cfare zgjedhjesh do te bente ne 30 qershor Edi Rama.(VIDEO).

Junker mu ne sy te Rames njofton qe zgjedhjet kane perfunduar qe ne fund te prillit.

Opinioni i tij duhet degjuar me vemendje!!

Kur thote qe zgjedhjet kane perfunduar ne prill do te thote qe kane mbaruar ne prill.

Shiheni VIDEON qe te bindeni e thote Junker me gojen e tij.

Kryeministri Rama ka zhvilluar konferencë për shtyp me presidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker. Juncker mbështeti Shqipërinë, duke këmbëngulur për zgjedhje lokale më 30 qershor. Rama nuk ka pranuar ta komentojë situatën poltike, por është shprehur se Shqipëria e meriton vijimin e rrugës drejt BE-së pasi ka punuar për negociatat.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment