Showbiz

Gafa e Ilda Bejlerit, ‘bën’ Lulzim Bashën kryetar Kuvendi, ndërhyn menjëherë fotografi (VD)

Ilda Bejleri ka ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Featured image of article: Gafa e Ilda Bejlerit, ‘bën’ Lulzim Bashën kryetar Kuvendi, ndërhyn menjëherë fotografi (VD) Ilda Bejleri dhe Lulzim Basha

Tiranë- Ilda Bejleri, moderatorja shqiptare së fundmi, në emisionin që drejton, “Procesi Sportiv” në Top Channel ka ngatërruar kreun e PD Lulzim Basha me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Teksa i drejton një pyetje fotografit Armand Sallabanda, se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, një femër dhe një mashkull, ku i fundit nga meshkujt zgjodhi Gramoz Ruçin. Por nuk mungoi një gafë nga ana e Ilda Bejlerit.

Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha fotografi. Ndërkohë Ilda ndërhyri duke thënë “aaa Basha”, dhe ktheu sytë nga Ervin Salianji, i cili ishte po ashtu i ftuar në emision. Për të zbutur disa gafën e moderatores, fotografi Sallabanda u shpreh sërish: “Jo jo, kryetarin e Kuvendit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket Ilda Bejleri nuk i  njeh politikanët në vend, madje ngatërron edhe postet e tyre.

Video minuta e tretë:

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Gafa e Ilda Bejlerit, ‘bën’ Lulzim Bashën kryetar Kuvendi, ndërhyn menjëherë fotografi (VD)

  1. Rrumpalle

Shto Koment