Sport

Gaboi gjyqtari Hamiti, Ndreu: “Aq është futbolli, një episod vendos”

Goli i pësuar, sipas trajnerit krutan, erdhi nga një gabimi të gjyqtarit lezhjan Eldorian Hamiti, i cili akordoi një faull të paqenë në minutën e 72-të, nga ku Bregu realizoi me mjeshtëri golin e fitores për Teutën
Featured image of article: Gaboi gjyqtari Hamiti, Ndreu: “Aq është futbolli, një episod vendos”

TIRANE – Kastrioti u mund “në shtëpi” 1-0 nga Teuta, në kuadër të javës së 15-të. Trajneri Ramazan Ndreu nuk është ndjerë aspak mirë nga humbja e pësuar, duke ia faturuar golin e pësuar një gabimi të gjyqtarit lezhjan Eldorian Hamiti, i cili akordoi një faull të paqenë në minutën e 72-të, nga ku Dejvi Bregu realizoi me mjeshtëri golin e fitores për Teutën.

“Në gjithë kampionatin ka qenë arbitrim i rregullt, kurse sot nuk më pëlqeu. Ishte një faull i paqenë. I kam thënë arbitrit që kujdes me ata që simulojnë. Nuk ia vlen ta zgjasim, nuk ishte faull. Aq është futbolli, një episod vendos. Skuadra bëri ndeshje të mirë, porn e po vuajmë mungesat e titullarëve,”- deklaroi ndërmjet të tjerave trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment