BotaKuriozitete

Gabimi në dozën në dozën e vaksinës anti-COVID që korri sukses! Shefi i kërkimit në AstraZeneca-Oxford tregon si u arrit efikasiteti 90% (PRAPASKENAT E PUNËS)

Nënkryetari i kompanisë, Mene Pangalos, njëkohësisht edhe kreu i kërkimit tha se kërkimet ishin ndalur pasi vullnetarët raportonin efekte anësore shumë më të lehta, të tilla si lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje krahu, ndryshe nga sa ishin parashikuar fillimisht.
Featured image of article: Gabimi në dozën në dozën e vaksinës anti-COVID që korri sukses! Shefi i kërkimit në AstraZeneca-Oxford tregon si u arrit efikasiteti 90% (PRAPASKENAT E PUNËS) Dr Mene Pangalos

BRITANI E MADHE- Një gabim i bërë në dozim nga studiuesit në provën e vaksinave të Universitetit AstraZeneca-Oxford çoi në një rritje të efektivitetit të saj ndaj koronavirusit.

Nënkryetari i kompanisë, Mene Pangalos, njëkohësisht edhe kreu i kërkimit tha se vullnetarët raportonin efekte anësore shumë më të lehta nga sa ishin parashikuar, të tilla si lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje krahu, ndryshe nga sa ishin parashikuar fillimisht.

“Zbuluam se vullnetarët duhet të merrnin vetëm gjysmën e dozës dhe tjetrën pas një kohë të caktuar. Rezultatet treguan se vaksina ishte 90 për qind efektive midis grupit që kishte marrë një dozë dhe jepte 62% efikasitet e ndarë në dy të tilla,”– tha Pangalos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksina përdor një adenovirus të padëmshëm për të dhënë material gjenetik që mashtron trupin e njeriut për të prodhuar proteina të njohura si antigjene që gjenden normalisht në sipërfaqen e koronavirusit, duke ndihmuar sistemin imunitar të zhvillojë një arsenal luftarak kundër infeksionit. Mesa duket në dy doza ajo krijon imunitet të përgjithshëm në sistemin imunitar duke u bërë më pak efektive. Por e përqëndruar në një dozë mund të japë efekte anësore. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment