Politike

FOTO/ Kryeministri Edi Rama bën ‘follow’ në 5:20 të mëngjesit faqen e MEME-ve, korrigjon me shpejtësi gabimin dhe kthehet ‘hit’ në Instagram

FOTO
Kanë qenë vetë administratorët e kësaj faqeje që kanë bërë me dije klikimin e butonit ‘follow’ në profilin e tyre nga kryeministri Rama. “Ishte ora 05:20 e mëngjesit, kur atij i shkau dora dhe padashje shtypi butonin ‘FOLLOW’,”- shkruhet krah fotos që ka publikuar ‘Antidrroga’.
Featured image of article: FOTO/ Kryeministri Edi Rama bën ‘follow’ në 5:20 të mëngjesit faqen e MEME-ve, korrigjon me shpejtësi gabimin dhe kthehet ‘hit’ në Instagram Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta ‘zgjerojë’ numrin e llogarive që ndjek në rrjetin special ‘Instagram’…për vetëm disa çaste. Gjatë orëve të vona të natës, atëherë kur të gjithë kanë qenë duke fjetur, numri një i qeverisë, po ‘argëtohej’ duke parë ‘MEME’-t nga një faqe mjaft e famshme në Instagram, me emrin ‘Antidrroga’. Jo në një orar dosido, as 1, as 2, por fiks 05:20 e mëngjesit.

Kanë qenë vetë administratorët e kësaj faqeje që kanë bërë me dije klikimin e butonit ‘follow’ në profilin e tyre nga kryeministri Rama. Ishte ora 05:20 e mëngjesit, kur atij i shkau dora dhe padashje shtypi butonin ‘FOLLOW’,”– shkruhet krah fotos që ka publikuar ‘Antidrroga’, ku shihet llogaria zyrtare e kryeministrit Edi Rama. 

Njoftimi, Rama ndjek “Antidrrogën”

Por çfarë ka kjo faqe që e ka tërhequr kryeministrin Edi Rama dhe e ka çuar tek profili i saj?

Nëse u hedhim një sy postimeve të bëra nga ‘Antidrroga’, shihet se më i fundit është fokusuar tek batutat e bëra në emisionin “Përputhen”, konkretisht me një nga konkurentet, Melisa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by antidroga.al (@antidrroga)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të tjerat vijojnë me personazhe që janë bërë të njohur nga vetë rrjetet sociale si Ard Daullxhiu, Ujku i Cërrikut, etj. Por kjo faqe, nuk është se nuk e ka ngacmuar kryeministrin. Madje në një video të montuar me një mushkonjë që zgjon të parin e qeverisë nga gjumi, e ka etiketuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by antidroga.al (@antidrroga)

Të jetë vallë kjo gjë që e ka tërhequr? Ajo që dihet tashmë është se kryeministri e ka korigjuar gabimin e bërë gjatë orëve të para të mëngjesit, duke e fshirë ‘Antidrogën’ nga faqet që ndjek….edhe pse me vonesë. Screenshoti tashmë ishte kapur. 

(f.m;f.g/dosja.al)

Një Koment në “FOTO/ Kryeministri Edi Rama bën ‘follow’ në 5:20 të mëngjesit faqen e MEME-ve, korrigjon me shpejtësi gabimin dhe kthehet ‘hit’ në Instagram

  1. Ka qen drru ne mall hahahaha

Shto Koment