Politike

Gabimet e Bashës, Agron Shehaj: Djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhjet lokale

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj, ka thënë se grupi parlamentar nuk është mbledhur asnjëherë për djegien e mandateve, dhe se djegia e tyre ishte një fakt i kryer nga Basha.   
Featured image of article: Gabimet e Bashës, Agron Shehaj: Djegia e mandateve dhe moshyrja në zgjedhjet lokale Agron Shehaj

TIRANË- Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se gabimet e Lulzim Bashës, të cilat e çuan PD-në në këtë gjendje janë djedia e mandateve si dhe mos-hyrja në zgjedhjet lokale.

“Djegia e mandateve, i lejoi Ramës ndryshimin e sistemit. Mos-hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra mijëra vota në Shqipëri. Në fushatë, çështja kryesore duhej të ishte lufta kundër korrupsionit dhe jo me dhjetëra çështje duke i dhënë të gjithëve nga një çikë”, tha Shehaj.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj, ka thënë se grupi parlamentar nuk është mbledhur asnjëherë për djegien e mandateve, dhe se djegia e tyre ishte një fakt i kryer nga Basha.   

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk është mbledhur ndonjëherë grupi parlamentar tek i cili bëj pjesë për djegien e mandateve. Jemi vënë para faktit të kryer. Kryetari i PD-së tha: do t’i paraqes grupit dhe kryesisë mundësinë e djegies së mandateve. Për mua kjo ishte para faktit të kryer. Unë nuk kam qenë në mbledhjen që është bërë pasi u mblodh kryesia dhe pasi Basha tha do djegim mandatet. Unë vendosa të mbështes dhe të mbroj vendimin për t’i qëndruar besnik PD-së. Dhe të kthehesha në kohë do të merrja prapë të njëjtin vendim,” tha Shehaj.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment