Politike

“Futu more brenda”, Rama merr në telefon të moshuarin, s’e lë të rrijë as në oborr: Si t’ju mbroj unë ju kur….

VIDEO
Në momentin që një i moshuar i hapi telefonin dhe i tha që ishte jashtë, Rama i bërtiti dhe i tha të futej brenda.
Featured image of article: “Futu more brenda”, Rama merr në telefon të moshuarin, s’e lë të rrijë as në oborr: Si t’ju mbroj unë ju kur….

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar pasditen e sotme qytetarët e Shqipërisë nga qytete të ndryshme, të cilët kanë lënë shënime për t’u kontaktuar në faqen shqipëriaqëduam.al. Në momentin që një i moshuar i hapi telefonin dhe i tha që ishte jashtë, Rama i bërtiti dhe i tha të futej brenda.

Pjesë nga biseda

Rama: Mirmbrëma, Rama të shqetëson, si dukesh ti?

I moshuari: Mir, mirë… më fal e e(i merret fryma) se isha pak jashtë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Si je jashtë more? çfarë bën jashtë ti? e shikon orën?

I moshuari: Jam në oborr, në oborr jam…

Rama: Futu more brenda, futu…po si do ju mbroj unë juve more…ju nuk ruani veten.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment