Bota

Futi kamionin mes protestuesve në mes të urës, zbulohet identiteti i shoferit që tronditi SHBA

VIDEO
Mediat vendase zbulojnë se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është zbuluar identiteti i tij, ndërsa raportohet se veprimet e tij ishin të qëllimshme.
Featured image of article: Futi kamionin mes protestuesve në mes të urës, zbulohet identiteti i shoferit që tronditi SHBA Pamje nga protestat

SHBA– Protestat masive e të dhunshme në SHBA për vrasjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd vijojnë ende në SHBA prej 6 ditësh. Ndërkohë ditën e djeshme është parë që një kamion është futur mes protestuesve në një urë në Mineapolis duke krijuar një situatë të rrezikshme dhe për protestuesit.  Por më pas kamioni është ndalur dhe protestuesit e kanë nxjerrë shoferin duke e rrahur.

Sipas mediave vendase mësohet se shoferi i  kamionit është arrestuar.
Pas arrestimit është bërë edhe identifikimi i shoferit, i cili quhet Bogdan Vechirko.

Tashmë teksa ndodhet nën pranga policia e akuzon atë për sulm. Por oficerët shprehen të habitur, që nuk ka pasur asnjë protestues të plagisur rëndë nga ky incident mes protestave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas autoritetve raportohet se veprimet e tij ishin të qëllimshme, pavarësisht se  mbetet për t’u hetuar edhe më gjerë.

Ndërkohë shumë  prej protestuesve hodhën biçikleta dhe tentuan të ndalojnë kamionin, më pas ato u përleshën me shoferin deri në momentin kur erdhi policia dhe e arrestoi.

Burimi: slate

A.C/Dosja.al

Shto Koment