Showbiz

‘Futi dorën nën fund’, skandalet seksuale të Placido Domingos, dëshmitë rrëqethëse të kolegeve

Media e huaj “Associated Press” i ka dedikuar një artikull denoncimeve të femrave të cilat kanë treguar me detaje abuzimin që 78-vjeçari ka bërë ndaj tyre.
Featured image of article: ‘Futi dorën nën fund’, skandalet seksuale të Placido Domingos, dëshmitë rrëqethëse të kolegeve Placido Domingo

Për dekada të tëra, Placido Domingo, një nga burrat më të famshëm dhe më të fuqishëm në opera, është përpjekur t’i bëjë presion grave që punonin me të.

Media e huaj “Associated Press” i ka dedikuar një artikull denoncimeve të femrave të cilat kanë treguar me detaje abuzimin që 78-vjeçari ka bërë ndaj tyre.

Tetë këngëtarë dhe një balerinë kanë rrëfyer për AP-së se janë ngacmuar nga Domingo tre dekadat e fundit duke filluar që nga fundi i viteve 1980.

Njëra ka treguar se Domingo i fuste duart dhe e puthte pas performancave të saj në dhomën e zhveshjes dhe më pas në hotelet ku qëndronin baskë.

“Më futi duart poshtë fundit. Ai gjithmonë të prekte në një farë mënyre, dhe gjithmonë të puthte”.

AP gjithashtu foli me pothuajse tre duzina këngëtarësh të tjerë, kërcimtarë, muzikantë të orkestrës, staf në prapaskenë dhe administratorë të cilët konfirmuan sjelljet e dyshimta të Domingos ndaj grave të stafit.

Asnjë prej grave nuk mund të ofronte dokumentacion të faktuar në mesazhe apo letra, por vetëm në dëshmi.

Njëra prej tyre tha që ajo kishte bërë seks dy herë dhe se ishte paguar nga Domingo me 10 dollarë.

“Unë nuk dua që ju të ndjeheni si prostitutë, por gjithashtu nuk dua që të paguani për parkimin.”

Një tjetër rrëfen se herë që takohej me tenorin, ai i fuste dorën rreth belit ose e puthte shumë pranë gojës. Këto gjeste e detyronin mezzo-sopranon që të mos rrinte kurrë vetëm me të.

Megjithatë ai nuk i ishte ndarë dhe ajo kishte pranuar që ta takonte në një hotel.

“Në 1991 më në fund u dorëzova dhe fjeta me të. S’kisha justifikime. Thashë “ok” po shkoj të fle me të nuk kam më justifikime.”

Ajo tha se kishte bërë seks me Domingo në dy raste, në apartamentin e tij në Los Angeles dhe në hotelin Biltmore.

Gratë që bënin akuzat thanë se ishin inkurajuar për të folur nga lëvizja #MeToo. thuajse dy vite më parë e përditshmja “Neë York Times’ botoi një artikull të detajuar mbi akuzat që kishin ngritur një numër grash kundër producentit Harvey Ëeinstein për ngacmime e deri në sulme seksuale. Që nga ajo ditë, gra të tjera kanë bashkuar zërat me rrëfime personale përmes lëvizjes #MeToo – #EdheUnë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment