Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Futi celular në qeli, i shtohen 8 muaj burg atentatorit të Capjave, ‘lidhja’ e dyshimtë e Shkëlzen Hasanpapaj me Jurgen
25 Dhjetor 2019, 14:51Nga DOSJA
TIRANË- Atentatorit të fisit Çapaj në Elbasan në 2016, Shkëlzen Hasanpapaj i shtohen edhe 8 muaj burgim.Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale Tiranë për akuzën e futjes së telefonit celular e sendeve të ndaluara në qeli pranë paraburgimit “302” tek “Mine Peza”.
Vendim, ky i cili është dhënë është dhënë nga gjyqtare Shefkije Demiraj. Karta që përdorte Hasanpapaj rezulton e regjistruar sipas vendimit të Gjykatës në emër të Jurgen Kurtit, gjeneralitet i cili është i njëjtë me atë të ish- menaxherit të Vipave, vrarë pak kohë më parë në Tiranë. Nuk dihet ende nëse Kurti kishte lidhje direkte me këtë kartë, pasi në regjistrat e burgut “302” ai s’ka asnjë takim me Hasanpapajn.
Atentati më 2016
Ngjarja e 6 qershorit 2016, për të cilën akuzohet Hasanpapaj erdhi pas një tjetër atentati ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. I veshur me një uniformë ushtrie dhe me një çantë kamuflazhi, Hasanpapaj akuzohet se ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit ku udhëtonin dy të “fortët” e Elbasanit. Xhami i blinduar i mjetit ishte vendimtar në këtë atentat duke iu shpëtuar jetën të dyve. Të vetmit të plagosur ishte Bledar Muça dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.
Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan. Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tropojë- Në Tropojë është vetëplagosur me armë armë zjarri një 90-vjeçar me iniciale A.M. Mësohet se i moshuari është vetëplagpsur me armë në bodrumin e ...
TIRANË– Historia e trishtë e Donika Lalës, është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ në ‘News24’. Ndonëse kjo një ditë feste për besimtarët e kr...
GREQI– Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujëra...
TIRANË- Ne ditën e Krishtlindjes, familja Kraja u zgjua nën çadër, aty ku edhe ndëzi qirinjtë e shpresës për vazhdimësinë e jetës. Pavarësisht fakti...
DURRËS– Në ditën e Krishtlindjes, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’, një shkrim, përmes të cilit falen...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit të 2019-s, që siç u raportua një ditë më parë do të...
Tiranë- Një aksidenti ka ndodhur pak minuta më Vlorë, në zonën e Skelës, ku një makinë ka përplasur një të moshuar që lëviste me motor.Raportohet se i moshuari ...
TIRANË– Policia ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar i dyshuar se ka másakruar me leva bashkë me të tjerë, një shtetas, i cili ndodhet në spital në g...
KAPSHTICË- Festat e fundvitit kanë sjellë fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës. Në këtë ditë të bekuar për besimtarët e krishterë, Krishtl...