Sport

Futbollisti shqiptar tregon eksperiencën ishullore: Në Ishujt Faroe ka më shumë dele se njerëz, ja kur rifillon kampionati!

Hyseni tregon se si po e përjeton këtë moment të vështirë dhe tregon datën kur pritet të filloj kampionati
Featured image of article: Futbollisti shqiptar tregon eksperiencën ishullore: Në Ishujt Faroe ka më shumë dele se njerëz, ja kur rifillon kampionati!
Përditësuar:

ISHUJT FAROE-Pas një periudhe jo fort të mirë te Partizani, ku luajti shumë pak, Alesio Hyseni u transferua si i huazuar në Ishujt Faroe te Klaksvik, për të marrë më shumë minuta, por tani edhe atje futbolli është ndalur ndërsa mesfushori ishte sot në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në ekranin e Supersport. Hyseni tregon se si po e përjeton këtë moment të vështirë dhe tregon datën kur pritet të filloj kampionati.

“Kampionati do të fillojë në 9 maj dhe mund të them se jam me fat që luaj në këtë vend, pas gjithë kësaj periudhe të vështirë. Jam shqiptari i vetëm këtu, por mund të them se është një kampionat shumë i mirë. Kam miq në Peruxhia, por për fat të mirë nuk ka shumë të prekur aty. Këtu çdo gjë është shumë mirë dhe prej 1 jave nuk ka asnjë të prekur me Koronavirus.”

Alesio Hyseni nuk e mendon një rikthim në kampionatin shqiptar dhe kjo për arsye se i kanë munguar minutat me skuadrën e Partizanit, ekip ku mesfushori u aktivizua së fundmi.

“Unë jam këtu sepse është një kampionat i mirë. Për të ardhmen nuk e di akoma, pasi do flasim me Partizanin. Te “të kuqtë” kam pasur më shumë vështirësi dhe i kam kërkuar klubit të largohem për më shumë minuta. Këtu jam i bindur që do luaj më shumë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishujt e Deleve, kështu quhet ishulli i vogël që ndodhet në pjesën pjesën veriore të oqeanit Atlantik. Së bashku me Grenlandën janë nën administrimin e qeverisë së Danimarkës por Ishujt Faroe kanë një shkallë të lartë autonomie.

“Është e vërtetë që këtu ka më shumë dele, se njerëz. Mund të them se si qyteti i Vlorës nuk ka.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment