Sport

Futbollisti shqiptar thyen karantinën dhe kapet nga autoritetet,rrezikon të përballet me ligjet e…

Emri i Emanuele Ndoj dhe personave të tjerë ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe duhet të qëndronin të izoluar
Featured image of article: Futbollisti shqiptar thyen karantinën dhe kapet nga autoritetet,rrezikon të përballet me ligjet e… Kombëtarja
Emanuele Ndoj

ITALI-Emanuele Ndoj, futbollisti që aktivizohet me Brescia-n në Itali është gjobitur nga karabinierët për shkak se ka shkelur rregullat e karantinës, si dhe është denoncuar për këtë veprim. Sikurse raporton “Il Giornale di Brescia”, ai së bashku me tre bashkëmoshatarë kanë qenë jashtë një bari dhe e kanë pësuar.

Gjithçka ka nisur kur futbollisti shqiptar ka qenë me pushime në Sardenjë me Sandro Tonali dhe një shok të tyre të përbashkët, i cili më pas ka rezultuar pozitiv për koronavirus dhe sipas ligjit dy lojtarët ishin të detyruar të izoloheshin për 14 ditë. Ky rregull nuk është respektuar nga Ndoj, i cili është pikasur nga autoritetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emri i tij dhe personave të tjerë ka qenë në listën e personave të infektuar me COVID-19 dhe duhet të qëndronin të izoluar. Ndoj për këtë arsye nuk iu bashkua edhe kombëtares shqiptare për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë, kurse tani ia ka shtuar vetes telashet dhe duhet të përballet me ligjet e shtetit italian.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment