Sport

Futbollisti shqiptar rezultoi me koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë, shtyhet ndeshja e kampionatit

Kryeziu ishte rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh
Featured image of article: Futbollisti shqiptar rezultoi me koronavirus, i gjithë ekipi në karantinë, shtyhet ndeshja e kampionatit Skuadra e Zyrihut

ZVICËR-Rasti i mbrojtësit të Kosovës Mirlind Kryeziu, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus te Zyrihu, ka bërë që të shtohet frika në Zvicër.Kryeziu ishte rasti i parë me koronavirus në kampionatin zviceran dhe për këtë arsye, ankthi është i madh.

Madje Zyrihu ka marrë vendim që të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit të karantinohen për 1 javë dhe në këtë mënyrë shtyhen edhe dy ndeshjet në kampionat që ky ekip kishte, me Sionin dhe Bazelin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U tha se Kryeziu nuk kishte pasur kontakte me pjesën tjetër të skuadrës pasi kishte ndjerë simptomat, por për siguri i gjithë ekipi ka vendosur të karantinohet.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment