Sport

Futbollisti italian çoi Ferrarin për larje, lavazhieri e përplas dhe e shkatërron

Punonjësi që po e ngiste u përplas në shinën ndarëse në hyrje të rrugës, duke dëmtuar gjithashtu edhe disa makina të tjera
Featured image of article: Futbollisti italian çoi Ferrarin për larje, lavazhieri e përplas dhe e shkatërron Ferrari i Marchettit

ITALI-Histori e pabesueshme për portierin e Genoa-s Federico Marchetti. Ish-gardiani i Lazios e kishte lënë Ferrarin 812 Superfast në Via Merano në lavazh për ta larë. Gjithçka ishte si duhet, nëse nuk do ishte për punonjësin që po e ngiste u përplas në shinën ndarëse në hyrje të rrugës, duke dëmtuar gjithashtu edhe disa makina të tjera, të paktën pesë, të parkuara në anën e kundërt të rrugës përmes Pacoret de Saint Bon, pranë aeroportit të Genova-s.

Lajmin e ka bërë të ditur Corriere dell Sera. Oficerët e policisë bashkiake ndërhynë në vend për ndihmë. Makina e Marchetti -tu dëmtua rëndë dhe pothuajse u shkatërrua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment