Sport

Futbollisti i Tiranës konfirmon largimin nga bardheblutë: Sezonin e ardhshëm luaj në Kroaci

Një keqardhje për Tiranën, që nuk mundi dot të menaxhonte situatën e Albi Dokës i cili do të largohet me parametra zero
Featured image of article: Futbollisti i Tiranës konfirmon largimin nga bardheblutë: Sezonin e ardhshëm luaj në Kroaci Futbollistët e Tiranës

TIRANË-Tirana do të duhet t’i thotë lamtumirë Albi Dokës. Futbollisti i dalë nga akademia bardheblu do të largohet në përfundim të sezonit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, mbrojtësi i krahut konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

“Mund ta zbuloj këtu, për herë të parë. Do t’i bashkohem skuadrës së Goricës në Kroaci. Kaq mund të zbuloj, jo më shumë.”

Albi Doka-Futbollist i Tiranës

Një keqardhje për Tiranën, që nuk mundi dot të menaxhonte situatën e lojtarit i cili do të largohet me parametra zero. Në këtë rast klubi i Tiranës nuk do të përfitojë asnjë qindrakë nga largimi i Dokës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment