Showbiz

Futbollisti Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë e zgjedh emrin e veçantë për të bijën

Granit Xhaka dhe bashkëshortja  etij, Leonita, janë bërë prindër për herë të dytë. Ata janë bekuar sërish me një vajzë, e cila ka ardhur në jetë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.
Featured image of article: Futbollisti Granit Xhaka bëhet baba për herë të dytë e zgjedh emrin e veçantë për të bijën Granit dhe Leonita Xhaka

ZVICËR– Granit Xhaka, futbollisti me origjinë nga Kosova ka ndarë me ndjeksit dhe dashamirësit lajmin e mirë të ardhjes në jetë të vajzës së tij të dytë.

Në një foto bardh e zi duke mbajtur në krahë vogëlushen ai shkruajti ne gjuhën angleze që sdo ketë më vetëm një princesh por do të ketë dy.

“I no longer just have one beautiful princess, noë I have two.Laneya Xhaka 24/04/2021(S’do të kem vetëm një princesh, tani kam dy. Laneya Xhaka)”-shkruajti ai krahas fotos shoqëruese. 

Ai zgjodhi një emër të veçantë për te bijën, origjina e të cilit nuk është e njohur, por përdoret në mbarë botën. Thuhet se ky emër frymëzon gjallëri, këmbëngulje dhe bujari.

Kujtojmë se dy vite më parë çifti i njohur u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Atë e pagëzuan me emrin Ayana dhe sot ajo merr rolin e motrës së madhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

(o.l./dosja.al)

Shto Koment