Sport

Futbollisti brazilian i fundit nga romantikët, tregon si e gjeti dashurinë me një mesazh në Instagram: I thashë unë jam…

Futbollisti David Neres tregoi fillimin e historisë së tij të dashurisë me modelen gjermane Kira Winona në Het Parool
Featured image of article: Futbollisti brazilian i fundit nga romantikët, tregon si e gjeti dashurinë me një mesazh në Instagram: I thashë unë jam… David Neres dhe Kira Winona

HOLANDË-Poezi, lule dhe letra dashurie janë bërë dukshëm diçka anakronike. Është një trashëgimi e bukur, është pjesë e kulturës por, me sa duket vetëm kaq.Tani, në rrjetet sociale gjithçka është bërë më e thjeshtë. Thjesht bisedoni dhe dini si të përdorni fjalët e duhura. Dhe për të ditur se çfarë të shkruash, mund të kërkosh këshilla nga David Neres, futbollisti i Ajax dhe i fundit nga romantikët, i cili shprehet se ai ka joshur partneren aktuale me një mesazh të dërguar në Instagram. “Unë jam David Neres, eja tek unë”.

Është e vështirë të njohësh strategjinë e sulmuesit të Ajax, futbollisti tregoi fillimin e historisë së tij të dashurisë me modelen gjermane Kira Winona në Het Parool. “Unë nuk kisha nevojë të bëja shumë për të fituar partneren time. E pashë në Instagram dhe i dërgova një mesazh privat duke i shkruar: ‘Unë jam David Neres, eja tek unë’. Ishte e mjaftueshme për të caktuar një takim “. Me pak fjalë, sulmuesit nuk i mungoi vetëbesimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Neres shpjegon pse kishte kaq shumë vetëbesim, aq sa të dërgonte një mesazh kaq të pamatur … dhe të kishte sukses. “Gratë gjermane padyshim që i duan burrat brazilianë”. Dhe pjesa tjetër është histori: 24-vjeçari ka treguar guxim ndërsa po e tregon këtë sezon duke pasur parasysh kthimin e tij të fundit nga një dëmtim në kyçin e këmbës. Që nga rikkthimi i tij ai tashmë ka shënuar një gol pavarësisht se ka luajtur shumë pak si zëvendësues për të rikuperuar formën e tij fizike.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment