Sport

Futbollistët e Kukësit bojkotuan stërvitjen, reagon Safet Gjici: Nuk e di nga dalin këto gjëra, ja si qendron e vërteta

Nisur nga ky lajm, presidenti i nderit dhe njëkohësisht Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka folur në lidhje me këtë situatë
Featured image of article: Futbollistët e Kukësit bojkotuan stërvitjen, reagon Safet Gjici: Nuk e di nga dalin këto gjëra, ja si qendron e vërteta Safet Gjici

KUKËSHumbja ndaj Laçit shkaktoi tërmet te Kukësi që e pa objektivin titull të sfumohej dhe tani ndodhet 9 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Tirana. Ditën e sotme është konfirmuar se lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të disa pagave të padhëna. Nisur nga ky lajm, presidenti i nderit dhe njëkohësisht Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici ka folur në lidhje me këtë situatë.

“Nuk ka asnjë problem te Kukësi. Nuk di të kenë bojkotuar lojtarët stërvitjen. Të gjithë e dinë se në këtë klub nuk ka pasur kurrë probleme parash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk e di nga dalin këto gjëra, por futbollistëve u është komunikuar se të hënën e ardhshme do të shlyen për paratë që u takojnë. Madje, pas ndeshjes me Partizanin lojtarët kanë marrë shpërblim për fitoren”, u shpreh presidenti i Kukësit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment