Sport

Futbollistët e Bundesligës gjermane rrezikojnë dënimin, shkak bëhet solidarizimi me afro-amerikanin e vrarë George Floyd

Federata Gjermane e Futbollit, e nisur procedimin për sjelljet e lojtarë të tillë si dhe tani dëshiron të verifikojë nëse ata nuk e kanë kryer shkeljen
Featured image of article: Futbollistët e Bundesligës gjermane rrezikojnë dënimin, shkak bëhet solidarizimi me afro-amerikanin e vrarë George Floyd Futbollistët e Bundesligës
Përditësuar:

GJERMANI- Vdekja e afro-amerikanit George Floyd, ka sjellur nëj valë reagimesh jo vetëm në SHBA por edhe në Europë, specifikisht në botën e futbollit. Vdekja e tij nga një polic ka sensibilizuar edhe botën e futbollit. Në Bundesligën gjermane,  Thuram, Sancho, Hakimi dhe McKennie kanë festuar duke imituar policin, pra një shenjë manifestimi që mund t’u kushtojë shtrenjtë këtyre futbollistëve. Federata Gjermane e Futbollit ka nisur procedimin për sjelljet e lojtarë të tillë si dhe tani dëshiron të verifikojë nëse ata nuk e kanë kryer shkeljen duke mbajtur qëndrime politike, fetare ose personale.

Presidenti i DFB-së, Fritz Keller, është munduar ti mbrojë lojtarët:

“Nëse njerëzit janë të diskriminuar në bazë të ngjyrës së tyre të lëkurës, është e padurueshme. Nëse vdesin për shkak të ngjyrës së tyre të lëkurës, atëherë unë jam thellësisht i mërzitur. Viktimat e racizmit kanë nevojë për solidaritetin tonë. Unë jam krenar për ata. Askush nuk mund të jetë indiferent ndaj asaj që ndodhi në Shtetet e Bashkuara “.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment