Sport

Futbolli turk zyrtarisht në telashe, UEFA përjashton nga Kupat e Europës ekipin kryesues

Tabloja e skuadrave të kualifikuara në Champions League e ardhshme është ende e paplotësuar, por me siguri nuk do të jetë Trabzonspor, kryesuesja e kampionatit turk
Featured image of article: Futbolli turk zyrtarisht në telashe, UEFA përjashton nga Kupat e Europës ekipin kryesues Foto ilustruese

Tërmet në futbollin turk. Tabloja e skuadrave të kualifikuara në Champions League e ardhshme është ende e paplotësuar, por me siguri nuk do të jetë Trabzonspor, kryesuesja e kampionatit turk.

Në Superligën Turke aktualisht kjo skuadër ndan kreun e renditjes me Istanbul Basaksehir dhe që në 12 qershor duhet të kthehet në fushë për javën e 27-të, pasi ka kaluar faza akute e pandemisë së koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

UEFA, në fakt, e ka përjashtuar Trabzonsporin nga një kompeticion UEFA në sezonet vijuese (Champions apo Europa League, edicionet 2020-21 ose 2021-22). Pra, Trabzonspori do të kryejë këtë dënim që sezonin e ardhshëm, duke parë se kualifikimi në Kupat e Europës është thuajse i siguruar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment