Sport

‘Futbolli s’është për HALLEXHINJTË?’/ Artan Hoxha ‘thumbon’ me foto nga stadiumi bosh: Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP në Tiranë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha rikujton fjalët e zyrtarit të FSHF-së, i cili në një emision televiziv tha se futbolli nuk ishte për hallexhinjtë, duke justifikuar çmimin e lartë të biletave. 
Featured image of article: ‘Futbolli s’është për HALLEXHINJTË?’/ Artan Hoxha ‘thumbon’ me foto nga stadiumi bosh: Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP në Tiranë Artan Hoxha

ELBASAN– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ndodhet në stadiumin “Elbasan Arena” ku edhe po ndjek ndeshjen Shqipëri-Andrra. 

Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha rikujton fjalët e zyrtarit të FSHF-së, i cili në një emision televiziv tha se futbolli nuk ishte për hallexhinjtë, duke justifikuar çmimin e lartë të biletave. 

“Si tha ai inxhinieri i Don Armandos? Futbolli nuk është sport për HALLEXHINJTË?!!! Në Elbasan Arena, ndeshja Shqiperi vs Andora. Sot në stadium janë vetëm HALLEXHINJTË… Miliarderët e FSHF dhe politikës kanë ftesë për në tribunën VIP, në stadiumin e ri me datë 17 nëntor Shqipëri vs France… Kombëtarja kuqezi është e HALLEXHINJVE…O sa mirë me qënë shqiptar,“-shkruan Hoxha. 

Postimi i plotë:

Ndeshja e ardhshme e kombëtares do të luhet të dielën kundër Francës, ndeshje e cila do të inagurojë edhe impiantin e ri “Air Stadium Albania”, dikur të quajtur stadiumi “Qemal Stafa.”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment