Sport

Futboll në kohë koronavirusi, lojtarët luajnë me maska dhe dorashka kirurgjikale, nëse nuk zbret në fushë gjobitesh!

Në shtetin e Amerikës-Qëndrore futbollistët janë të detyruar të zbresin në fushë madje luajnë me maska në fytyrë dhe dorashka kirurgjikale në duar.
Featured image of article: Futboll në kohë koronavirusi, lojtarët luajnë me maska dhe dorashka kirurgjikale, nëse nuk zbret në fushë gjobitesh!

NIKARAGUA- Në një kohë ku mbi 90% e shteteve kanë ndalur kampionatet e tyre për shkak të emergjencës nga pandemia Covid-19, në Nikaragua vazhdon të luhet futboll madje janë duke e bërë në një mënyrë vërtet speciale. Në shtetin e Amerikës-Qëndrore futbollistët janë të detyruar të zbresin në fushë madje luajnë me maska në fytyrë dhe dorashka kirurgjikale në duar. Në këtë foto, futbollistët e Kakikue Diriangen, janë përpara nisjes së ndeshjes kundër Deportivo Okotalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Leonadro Figueroa, lojtari argjentinas i klubit Walter Ferrerti, ka shpjeguar gjendjen atje, duke zbuluar se lojtarët po shantazhohen për të luajtur: “Nëse vendos të mos luash, gjobitesh nga klubi.Është e pabesueshme se si futbolli po luhet ende. Unë nuk shkoj më në stërvitje me autobus, sepse është gjithmonë plot me njerëz dhe kjo është e rrezikshme. Shkoj me makinën time personale”, përfundoi futbollisti.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment