Sport

Futboll apo tenis? Manchester United kualifikohet me fitore spektakolare

Super ndeshje nga "Djajtë e kuq", e kthejnë futbollin në tenis
Featured image of article: Futboll apo tenis? Manchester United kualifikohet me fitore spektakolare Manchester United

Manchester United rigjen fitoren pas dy humbjesh radhazi. Madje, me super ndeshje! “Djajtë e kuq” sot fituan 6-0 ndaj Tranmeres, duke u kualifikuar për në 1/8-at e Kupës së Anglisë.

Miqtë e siguruan kualifikimin që në pjesën e parë, e mbyllur 5-0 falë golave të Maguire (10′), Dalot (13′), Lingard (16′), Jones (41′) dhe Martial (45′).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kishte 19 vite që Manchester United nuk shënonte kaq shumë gola gjatë pjesës së parë, por nuk duhet konsideruar një gjë e jashtëzakonshme, sepse rivali vjen nga kategoria e tretë.

Në pjesën e dytë, më saktë në të 56′, Mason Greenwood shënoi golin e gjashtë për “Djajtë e kuq”, të cilët e kthyen lojën e futbollit në tenis me këtë rezultat.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment