Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë, për herë të dytë vendosin lëndë plasëse në oborrin e një banese

Mësohet se shpërthimi i eksplozivit ka lënë pas dëme shumë të mëdha materiale, por jo njerëz, pasi prej kohësh askush nuk banon në këtë shtëpi.
Featured image of article: Shpërthim me eksploziv në Fushë-Krujë, për herë të dytë vendosin lëndë plasëse në oborrin e një banese

FUSHË KRUJË- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Dosja.al ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Halil, në shtëpinë  një personi të identifikuar si Arben Pëllumbi.

Mësohet se shpërthimi i eksplozivit ka lënë pas dëme shumë të mëdha materiale, por jo njerëz, pasi prej kohësh askush nuk banon në këtë shtëpi.

Kjo është hera e dytë që në këtë banesë shpërthehet lëndë plasëse. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me policinë dhe po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Herën e parë, kësaj banese iu vendos lënda plasëse më datë 3 tetor të vitit 2019, ngjarje për të cilën nuk është vënë askush në pranga. Vetë Pëllumbi, 40-vjeç, i cili është me orgjinë nga Malësia e Krujës dhe prej vitesh është vendosur në Fushë Krujë, është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person, duke mos dhënë asnjë pistë për këto shpërthime.

(a.k;f.m/dosja.al)

Shto Koment