Aktualitet

Fushata zgjedhore e 25 prillit/ Rakacolli: Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, zbatoni masat

VIDEO
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë se nuk do të lejohen grumbullimet, sakaq ka shtuar se qytetarët duhet të zbatojnë masat parandaluese.
Featured image of article: Fushata zgjedhore e 25 prillit/ Rakacolli: Nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona, zbatoni masat Mira Rakacolli

TIRANË– Vetëm një ditë  para se të nisë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, Komiteti i Ekspertëve, në një konferencë për shtyp, ka lënë në zbatim sërish masat kufizuese për pandeminë e Covid-19.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë se nuk do të lejohen grumbullimet, sakaq ka shtuar se qytetarët duhet të zbatojnë masat parandaluese.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat kundër Covid-19, edhe në fushatat zgjedhore.”– ka thënë ajo.


LAJM KRYESOR: Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera, apel për fushatat zgjedhore: S’lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

(a.k;f.m/dosja.al)

Shto Koment