Sport

Fushata e shtatorit, Reja flet për gjendjen e lojtarëve: Objektiv është fitimi i grupit

Trajneri i Kombëtares Edy Reja ka treguar gjendjen e lojtarëve përpara ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituaninë, ndërsa është shprehur, se objektivi është fitimi i grupit.
Featured image of article: Fushata e shtatorit, Reja flet për gjendjen e lojtarëve: Objektiv është fitimi i grupit Edi Reja

TIRANË -Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edy Reja në një deklaratë për mediat, ka folur për gjendjen e futbollistëve, përpara ndeshjeve me Bjellorusinë dhe Lituanën. Reja është shprehur se ka shumë pikëpyetje në lidhje me gjendjen e lojtarëve, për shkak të situatës që po kalojmë me COVID-19, ndërsa ka ngritur shqetësimin për pamundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore.

Reja bën me dije se ka fituar 28 lojtarë, por lista mund të ndryshojë, pasi nuk e di gjendjen fizike të lojtarëve, apo nëse do të rezultojë pozitiv ndonjë prej tyre.

“Nuk e di si do të vijnë lojtarët, do i nënshtrohen testeve dhe nëse do të ketë ndonjë pozitiv apo do të ketë probleme fizike, atëherë lista do të pësojë ndryshime deri kur të nisemi për në Bjellorusi. Është një situatë e paprecedent, e paprovuar më parë, nuk patëm mundësi të bënim asnjë miqësore”, tha Reja. 

Më tej tekniku italian theksoi, se ndeshja e parë në grup do të jetë vendimtare. Reja ka nënvizuar se objektivi është fitimi i grupit, ndërsa ka kërkuar nga lojtarët e tij që të futen me bindje në fushë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndeshja e parë do të jetë vendimtare, duhet të kemi kujdes. Shoh që ekipi ka besim, uroj që në momentin e stërvitjes të gjej harmoni dhe aspekt psikologjik shumë të mirë. Objektivi është të fitojmë grupin, duhet të jemi të bindur kur të zbresim në fushë.

Reja ka bërë edhe një koment në lidhje me Gjimshitin, duke theksuar se është i raskapitur për shkak të angazhimit në Champions.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment