Aktualitet

Furnizonte me drogë Mykonosin, arrestohet 37 vjeçari shqiptar në Athinë. Si ra policia në gjurmët e tij dhe çfarë iu sekuestrua

Ai njihej me emrin grek “Panagiotis”, dhe pas arrestimit i janë sekuestruar 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.
Featured image of article: Furnizonte me drogë Mykonosin, arrestohet 37 vjeçari shqiptar në Athinë. Si ra policia në gjurmët e tij dhe çfarë iu sekuestrua Malli i sekuestruar

GREQI- Një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Mykonos u arrestua nga Prokuroria e Drogës e Autoritetit Portual të ishullit në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve të Përgjithshme të policisë në Selanik.

Siaps mediave greke bëhet fjalë për një 37- vjeçar shqiptar i cili tashmë po përballet me akuzën se furnizonte me lëndë narkotike qytetin grek të Mykonos.

Ai njihej me emrin grek “Panagiotis”, dhe pas arrestimit i janë sekuestruar 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Mësohet se 37 vjeçari është kapur teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, policia po merret me hetimin e ngjarjes për të zbuluar emra të tjerë bashkëpunëtorësh pasi nga kontrolli në banesë, iu gjetën 16 shënime të shkruara me dorë dhe disa emra.

Burimi: ant1news.gr

(A.K.dosja.al)

Shto Koment