Aktualitet

Furnizonte me drogë bandën në Angli, dënohet me 8 vite burg shqiptari që u kap me 10 mijë paund në valixhe (EMRI+FOTO)

Mediat e huaja, bëjnë me dije 33-vjeçari ka marrë dënimin pas një hetimi nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary. Shiqptari që jetonte në Londër prej vitesh është kapur në Aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, teksa po largohej për t’u kthyer në Shqipëri. 
Featured image of article: Furnizonte me drogë bandën në Angli, dënohet me 8 vite burg shqiptari që u kap me 10 mijë paund në valixhe (EMRI+FOTO) Eris Hoti

ANGLI- Shqiptari Eris Hoti, është dënuar me tetë vjet e katër muaj burg pasi akuzohet si furnizuesi i drogës për një bandë me bazë në Glouceste, Angli.

Mediat e huaja, bëjnë me dije 33-vjeçari ka marrë dënimin pas një hetimi nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCU) e Gloucestershire Constabulary.

Shiqptari që jetonte në Londër prej vitesh është kapur në Aeroportin e Luton në 18 Gusht 2020, teksa po largohej për t’u kthyer në Shqipëri.

Meidat shkruajnë se ai është kapur me 10,000 paund, të cilat i kishte në valixhe dhe më pas u akuzua për komplot me qëllim furnizimin me kokainë dhe posedim të pasurisë kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u shpall fajtor për të dy akuzat në një seancë gjyqësor në tetor. Ata që ishin të përfshirë në grupin e krimit të organizuar për të cilin Hoti furnizonte drogë ishin Andrew Venna dhe Matthew Cornwall nga Gloucester, Granit Nanushi dhe Orsid Cela që të dy ishin nga Londra, Aaron Baker, Daniel Payne, James Daëkins, Paul Reeves dhe Ryan Reese nga Stroud, si dhe Leroy Slater dhe Edëard Bell nga Gloucester.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë, Daniel Neë, nga Njësia e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, tha: “Eris Hoti u dënua për pjesën e tij në një grup të organizuar kriminal që vepronte nga Londra. Ai ishte në gjendje të furnizonte sasi të mëdha kokaine për Andreë Venna dhe të tjerët brenda Gloucestershire.”

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment