LIVE UPDATES
Aktualitet

Furnizonin me drogë diskot e ishullit luksoz në Greqi, shkatërrohet banda e shqiptarëve dhe sllovenëve

23 Qershor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Furnizonin me drogë diskot e ishullit luksoz në Greqi,

GREQI– 6 të rinj nga Shqipëria dhe Sllovenia kanë rënë në pranga pasi akuzohen se furnizonin me drogë baret dhe klubet e ishullit Mykonos në Greqi.

Mësohet se rinj të moshës 22 deri në 27 vjeç tregtonin lloje të ndryshme drogërash të forta në baret e ishullit turistik grek, Mykonos.

Një nga të rinjtë u arrestua teksa zbriste nga trageti në portin e Mykonos mesditën e së mërkurës. Pas kontrollit në valixhen e tij u zbuluan dy pako njera me  57.13 gram kokainë dhe tjetra 67.41 gram.

Pas kontrollit të banesës ku jetonte 22-vjeçari u gjetën edhe shokët e tij.

Gjithsej u sekuestruan dy pako me  methamphetamine (MDMA) me peshë  47.01 gram, dy pako me kërp të papërpunuar me peshë 11.19 gram, dy pako me  kokainë me peshë 14.99 gram, 17 tableta me përbërës kimikë  të panjohur të cilat u dërguan për analizë,  një rende metalike me mbetje hashashi.

Gjithashtu policia greke u sekuestroi të rinjve edhe 1,900 euro dhe 11 celularë, në mënyrë që rrjeti me të cilët ata bashkëpunonin të zbërthehet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare banda e shqiptareve dhe slloveneve droge ne greqi mykonos arrestohen shqiptare banda e shqiptareve dhe slloveneve droge ne greqi mykonos

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara