Aktualitet

Furnizoi me armë terroristin që shkaktoi tragjedinë në Nice, ekstradohet shqiptari Endri Elezi në Francë

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 21 prillit në Sparanise, në zonën e Caserta, pasi akuzohet nga autoritetet franceze se ka furnizuar me pistoletë dhe një pushkë Mohamed Lahouaiej-Bouhlel.
Featured image of article: Furnizoi me armë terroristin që shkaktoi tragjedinë në Nice, ekstradohet shqiptari Endri Elezi në Francë Endri Elezi

ITALI– Gjykata e Apelit në Napoli urdhëroi ekstradimin në Francë të 28-vjeçarit shqiptar Endri Elezi.

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 21 prillit në Sparanise, në zonën e Caserta, pasi akuzohet nga autoritetet franceze se ka furnizuar me pistoletë dhe një pushkë Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autorin e sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili mori jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nicë të Francës, humbën jetën mbi 80 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, kur një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment