Editorial

Furnizoheshin me kanabis dhe heroinë nga Shqipëria, shkatërrohet grupi i drogës në Greqi, në mesin e të arrestuarve edhe furnitori shqiptar

Policia greke ka shkatërruar një grup që merrej me trafikun dhe shitjen e lëndëVE narkotike. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe një shqiptar i cili i siguronte grupit kanabisin dhe heroinën.
Featured image of article: Furnizoheshin me kanabis dhe heroinë nga Shqipëria, shkatërrohet grupi i drogës në Greqi, në mesin e të arrestuarve edhe furnitori shqiptar Materialet e sekuestruara

GREQI-Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafikut të drogës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Hetuesit kishin vënë në përgjim grupin prej kohësh dhe ishin në dijeni të lëvizjeve të tyre. Anëtarët e grupit, kanë kryer 900 dërgesa me drogë në Igumenicë, duke siguruar një shumë mbi 90 mijë euro.

Në kuadër të operacionit, u arrestua kreu i grupit kriminal, 3 furnizuesit e drogës, 3 gra, dy banorë të zonës dhe një i huaj. Gjithashtu policia ka identifikuar edhe një banor tjetër i zonës dhe një i huaj, si pjesë e grupit kriminal.

Materialet e sekuestruara

Sipas mediave greke, një nga anëtarët e grupit ishte nga Shqipëria dhe detyra e tij ishte sigurimi i kanabisit dhe heroinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë operacionit u sekuestruan 14.415 euro, kallashnikovë, 20 karikatorë, dy thika, 5 telefona, 2 peshore, 126 kapsula me drogë, materiale për mbështjelljen e lëndës narkotike. Të arrestuarit pritet të dalin përpara prokurorit të Thesprotisë, ndërsa hetimi vijon ende.

Marrë dhe përshtatur nga Epiruspost.gr

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment