Aktualitet

Fundoset TV Klan/ Humb 250 mijë abonentë në ditë pas largimit nga DIGITALB, sponsorat i kërkojnë paratë

Platforma më e madhe në vend, DIGITALB, ka mbi 500 mijë abonentë, mes të cilëve rreth 150 mijë janë në platformen Satelitore, mbi 290 mijë të tjerë të cilët e marrin sinjalin nga partneret ne Europe si edhe operatoret kabllorë vendas. Ndersa pjesa tjetër janë ata që kanë DIGITALB tokësor.
Featured image of article: Fundoset TV Klan/ Humb 250 mijë abonentë në ditë pas largimit nga DIGITALB, sponsorat i kërkojnë paratë Tv Klan dhe Digitalb

TIRANË– Televizioni kombëtar TV Klan, pas largimit nga DIGITALB, ka pësuar një rënie drastike të audiencës.

Platforma më e madhe në vend, DIGITALB, ka mbi 500 mijë abonentë, mes të cilëve rreth 150 mijë janë në platformen Satelitore, mbi 290 mijë të tjerë të cilët e marrin sinjalin nga partneret ne Europe si edhe operatoret kabllorë vendas. Ndersa pjesa tjetër janë ata që kanë DIGITALB tokësor.

Pas datës 1 gusht 2019,TV Klan nuk shfaqet në  platformën satelitore te Digitalb, partnereve te saj jashte Shqiperise si edhe gjithashtu  ne pjesen derrmuese te operatoreve kabllore vendas, duke humbur kështu direkt mbi 250 mijë abonentë në ditë. Kjo shifër është goditja më e madhe për këtë televizion, që prej krijimit të tij.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut!

Kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, të cilët prej vitesh operojnë në tregun mediatik vetëm në dy televizionet kombëtare, TV Klan dhe Top Channel, kanë shprehur shqetësime për këtë situatë.

Një pjesë e tyre kanë nisur negociatat me TV Klan për tu tërhequr nga marketingu dhe reklamimi në këtë televizion. Ndërsa të paktën një kompani e huaj, tepër prestigjoze, ka kërkuar nga TV Klan, rimbursimin e parave të alokuara për reklamë deri në fund të vitit 2019.

Aktualisht TV Klan është afruar me platformën TRING, e cila ka gjithësej 17 mijë abonentë satelitorë, pra 10-fish më pak se DIGITALB.

Nëse kjo situatë do të vijojë, gjasat janë që deri në fund të këtij viti, TV Klan të konsiderohet si një televizion i dorës së dytë.

Por përse DIGITALB e hoqi TV Klan?!

Arsyet janë disa, por më kryesoret kanë të bëjnë me prapaskenat e një lufte të orkestruar nga TV Klan, me ish drejtues të DIGITALB.

Prej disa kohësh, TV Klan po përpiqej të krijonte një rrjet kontaktesh me disa pronarë kabllorësh në Shqipëri dhe Kosovë. Bisedimet fokusoheshin tek ideja, se TV Klan mund të shiste sinjalin e saj tek kabllorët (mbi 290 mijë abonentë), pa pasur nevojën e DIGITALB.

Arsyeja e dytë, dhe që lidhet me të parën, është se TV Klan ka intimiduar DIGITALB duke i kërkuar një çmim rreth 3 herë më të lartë se marrëveshja ekzistuese.

Sipas burimeve konfidenciale, TV Klan paguhej nga DIGITALB, rreth 700 mijë euro në vit. Kërkesa për rritje me 3 fishin e çmimit, në 1.8 milionë euro, nuk e justifikonte audincën që kishte TV Klan, e cila vitet e fundit ishte mbushur me telenovela turke.

Madje, vetë DIGITALB nuk kishte interes as tek telenovelat turke të TV Klan, pasi prej disa kohësh në platformë është hapur një kanal i posaçëm për prodhimet filmike nga Turqia.

Që prej muajit janar, TV Klan ka një rënie të audiencës me 6 %, për shkak të prodhimeve jo të suksesshme, spektakleve pa shije dhe emisioneve të dobëta.

Mjaftojmë të kujtojmë se disa prej emisioneve të thithura nga Vizion Plus, si Duplex apo edhe emisioni i paradites “Ditë për ditë”, kanë dështuar dhe pritet të mbyllen. Pak ditë më parë njoftoi largimin nga ky televizion edhe Ermal Mamaqi, me emisionin “Xing”.

Po ashtu ka rënie të ndjeshme në audiencë emisioni “Pasdite me Rudinën” dhe “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit. Këtë rënie të audiencës, e përmendi edhe vetë Blendi Fevziu rreth 1 vit më parë, në momentin që donte të largohej nga TV Klan drejt Top Channel.

“Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.” – shprehej Fevziu për disa nga emisionet në TV Klan.

Dhe duke bërë këtë analizë, DIGITALB nuk pranoi ta blinte këtë vit TV Klan dhe nuk dihet nëse do të pranojë në muajt në vijim. Megjithëse pronari i saj, Aleksandër Frangaj po e kërkon me ngulm një gjë të tillë, duke kontaktuar veçmas të gjithë ortakët e DIGITALB.

Sot që flasim, edhe kabllorët i kanë mbyllur dyert TV Klan, pasi nuk shohin asnjë prespektivë për tu zhvilluar. Një televizioni pa fantazi dhe pa shije si TV Klan nuk i duhet askujt, prandaj kabllorët po vijojnë bashkëpunimin me DIGITALB, që në platformën e saj ofron mbi 100 kanale me prodhime të ndryshme.

2 Komente në “Fundoset TV Klan/ Humb 250 mijë abonentë në ditë pas largimit nga DIGITALB, sponsorat i kërkojnë paratë

  1. Pirdh se lirohesh, si Vjollca.

  2. Sipas meje tv klan me programet e saja plotesonte nevojat e emigranteve ndersa tani pa keto programe eshte idobet dhe pagesat jane bere me paketen komplet prandaj ndermjet kompanive duhet te gjejne nje zgjidhje xhafer villa

Shto Koment