LIVE UPDATES
Aktualitet

Fundi i Reformës në Drejtësi në Rumani dhe pasojat e saj

11 Mars 2019, 14:58 Nga DOSJA
Fundi i Reformës në Drejtësi në Rumani dhe pasojat e saj

Shënim nga Dosja.al: Ish – gruaja e hekurt, e Rumanisë u shkarkua në korrik 2018 pas një beteje të gjatë me kryetarin e Parlamentit dhe njëkohësisht Partisë Socialdemokrate Liviu Dragnea. Ajo që futi në burg ministra dhe deputetë, që u mbështet fuqimisht nga SHBA dhe BE, kur erdhi fjala tek lideri i maxhorancës së re, e humbi betejën.

Dragnea arriti ta shkarkojë dhe tani që Brukseli e kërkon në zyrat qëndrore, po mundiohen ta burgosin, ajo di shumë. Përvec fatit të Kovesit, kjo është një histori e reformës në Drejtësi që filloi me aq bujë në Rumani.

Epilogu i trishtueshëm i reformës është kapje e Zyrës Kombëtare Antikorrupsion nga maxhoranca dhe persekutimi i prokurores që kërkoi drejtësi. Ndërsa në Shqipëri ende nuk është krijuar Prokuroria Speciale, shembulli i Rumanisë ka një lajm të mirë dhe dy lajem të keqija.

Lajmi i mirë është se, pavarësisht presionit politik, diçka mund të bëhet. Lajmet e këqija janë se aventura përfundon shpejt dhe peshqit e mëdhenj janë të pakapshëm, mbi të gjitha që SHBA dhe BE janë të pafuqishëm për të të mbrojtur nga të korruptuarit lokalë.

Reporter.al: Hetuesit rumunë akuzojnë Kovesin në një çështje të dytë

Zyrtarët rumunë po vazhdojnë fushatën e tyre për të mos lejuar emërimin e ish-kryeprokurores së Anti-Korrupsionit Laura Codruta Kovesi në krye të Zyrës së Prokurorit Publik Europian duke e thirrur atë të enjten për një seancë të dytë dëgjimore në një rast abuzimi.

Një departament i posaçëm në Rumani i ngritur për të hetuar magjistratët thirri ish-kryeprokuroren e Anti-Korrupsionit në vend, Laura Codruta Kovesi, për një seancë dëgjimore të enjten ku pas katër orësh e njoftoi atë se ishte e dyshuar në një çështje të dytë.
Seanca në Rumani u zhvillua pasi krerët e grupeve politike në Parlamentin Europian u takuan në Bruksel për të vendosur hapat e ardhshëm në zgjedhjen e kreut të Zyrës së re Europiane të Prokurorit Publik, EPPO, post për të cilin Kovesi po kandidon.
Dy komitete të Parlamentit Europian e kanë zgjedhur atë tashmë si zgjedhjen e tyre për të kryesuar EPPO-në, Komitetin për Liritë Civile dhe Drejtësinë dhe Komiteti për Kontrollin e Buxhetit. Të dy preferuan atë para rivalit të saj më të afërt Francois Bonhert nga Franca.
Ndërsa Bonhert gëzon mbështetjen e qeverisë franceze, Kovesi është kundërshtuar hapur nga qeveria rumune, e cila ka lobuar kundër emërimit të saj në postin e EPPO-së.
Ajo u thirr të enjten për një seancë para departamentit të posaçëm që heton magjistratët, i cili u krijua së fundmi si rezultat i ndryshimeve në legjislacionin e drejtësisë të nxitura nga Partia Social Demokrate në pushtet.
Ai e ka akuzuar atë për ryshfet, shpërdorim detyre dhe dëshmi të rreme. Kovesi i ka mohuar akuzat. Një grup protestuesish kundër Kovesit u mblodhën para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të enjten, ndërsa një grup kundërshtar i mbështetësve të saj brohoriti pro saj.
“Jam akuzuar për drejtimin e një grupi krimi të organizuar brenda Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion,” u tha ajo gazetarëve pas seancës.
Hetimi për të filloi pasi manjati IT dhe politikani Sebastian Ghita, një ish-deputet i Partisë Social Demokrate – i akuzuar për korrupsion në disa raste – paraqiti një ankesë kundër saj. Ai është aktualisht në Serbi, ku ka marrë azil politik.
Qeveria rumune e shkarkoi atë nga posti i kreut të Drejtorisë Anti-Korrupsion në korrik 2018. Gjatë qëndrimit të saj pesë vjeçar në krye të kësaj drejtorie, ajo zemëroi partinë në pushtet duke ndjekur penalisht qindra politikanë, nëpunës civilë dhe zyrtarë publikë për korrupsion – shumë prej tyre nga Social Demokratët.
Ajo gjithashtu paditi qeverinë rumune në dhjetor 2018 përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkarkimin e saj nga puna pa iu dhënë mundësia të mbronte veten.
Kur Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së, COREPER, votoi që Bonhert të drejtonte EPPO-në më 20 shkurt, kjo u pa gjerësisht si rezultat i lobimit të fortë nga qeveria rumune. Faqja bullgare e lajmeve Sega njoftoi se përfaqësuesi bullgar në COREPER kishte votuar gjithashtu kundër emërimit të Kovesit. Lajmet për këtë zemëruan disa në Bullgari. Një fushatë, e quajtur “Unë e mbështes Laura Kovesin për kryeprokurore të EPPO”, nisi një javë më parë dhe ka mbledhur tashmë mbi 1,500 ndjekës në Facebook. Ata kanë hartuar një letër mbështetjeje për të dhe kanë kërkuar ndjesë për qëndrimin e shtetit bullgar në votimin e COREPER.
Fituesi do të emërohet si rezultat i negociatave midis Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian. Parlamenti Europian të enjten krijoi një komision prej tre anëtarësh që do të negociojë me Këshillin për emërimin përfundimtar.

Ata janë eurodeputetja holandeze Judith Sargentini, autore e një raporti mbi Hungarinë që çoi në nxitjen e Nenit 7 kundër vendit, eurodeputeti gjerman Ingeborg Grassle, nga Partia Popullore Europiane, një mbështetës i Kovesit dhe anëtar i Komisionit të Kontrollit të Buxhetit, dhe eurodeputeti britanik Claude Moraes, kreu i Komisionit të Lirive Civile.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liviu dragnea reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi ne rumani liviu dragnea reforma ne drejtesi reforma ne drejtesi ne rumani

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Mars 2019, 13:16

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar lidhur me praninë e Policisë së Shtetit pranë banesës tek “Petro Nini”, ku ka shoqëruar disa persona...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni