Aktualitet

“Fu*k Albania”, rruga në fshatin minoritar vizatohet me grafite antishqiptare

Bashkisë në Finiq i është dërguar edhe një letër zyrtare ku kërkohet marrja e masave për të fshirë këto mesazhe nga rruga.
Featured image of article: “Fu*k Albania”, rruga në fshatin minoritar vizatohet me grafite antishqiptare Grafitet e vizatuara në rrugën e fshatit Finiq

Në fshatin Finiq, i cili njihet për popullsinë minoritare greke rrugët janë vizatuar me grafite ofenduese dhe antishqiptare. Aty shkruhet “fu*k Albania” dhe kjo gjë i ka shqetësuar banorët e kësaj zone që kalojnë në rrugë.

Bashkisë në Finiq i është dërguar edhe një letër zyrtare ku kërkohet marrja e masave për të fshirë këto mesazhe nga rruga. 

Letër kërkesa e plotë dërguar bashkisë Finiq:

Kërkesë
Lënda: Marrje të masave të menjëhershme
Drejtuar: Bashkisë Finiq

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa ditësh në aksin rrugor që lidh fshatin Shijan me Finiqin jane parë të shkruara dhe vizatuar grafite antishqiptare. Jo më larg se 500 metra nga bashkia, në hyrje të fshatit Finiq janë vërejtur këto grafite të shkruar në gjuhën angleze “Fuck Albania”. 

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” dënon ashpër grafitet nxitëse të urrejtjes dhe kërkon nga Bashkia Finiq marrjen e masave të menjëhershme për fshirjen e këtyre mesazheve antishqiptare që nxisin dhunën dhe urrejtjen. Po ashtu edhe nga organet e rendit që vandalët të zbulohen sa më parë dhe të nxirren para drejtësisë, ndërsa u bën thirrje të gjithe qytetareve në vend që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe mos ta përshkallëzojnë situatën, 

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë respketues maksimal ndaj të drejtave të pakicave etnike për një bashkjetese në harmoni dhe të paqtë. Ne besojmë në vlerat e bashkëjetesës, në harmoninë dhe bashkëpunimin mes qytetarëve tanë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment