Sport

Ftesë nga kombëtarja për dy lojtarët shqiptarë që luajne me Bayern Munich

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar Marvin Çuni, i cili luan me U-19 e Mynihut, dhe Leon Dajakun, që bën pjesë në ekipin e dytë të Bayernit.
Featured image of article: Ftesë nga kombëtarja për dy lojtarët shqiptarë që luajne me Bayern Munich

MYNIH – Gjatë kësaj jave, shumë futbollistë në botë, kanë lënë ekipet e tyre për t’ju bashkuar ekipeve të kombëtares së tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe për dy lojtarë shqiptarë, të cilët do t’u bashkohen dy kombëtareve të ndryshme, asaj të Shqipërisë, dhe asaj gjermane.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin shqiptar Marvin Çuni, i cili luan me U-19 e Mynihut, por do të luajë më kombëtaren shqiptare U-19, si dhe për Leon Dajakun, që bën pjesë në ekipin e dytë të Bayernit, por do të luajë me kombëtaren e Gjermanisë U-19.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë djemve suksese gjatë kampionatit!

Burimi: Tranfermarket

E.C/Dosja.a;

Shto Koment