Politike

Ftesa e Ramës për dialog, Basha takim me aleatët në selinë e PD

Sipas informacioneve bëhet me dije se  takimi është thirrur nga Basha dhe do të diskutohet në lidhje me vijimin e mëtejshëm të aksionit opozitar
Featured image of article: Ftesa e Ramës për dialog, Basha takim me aleatët në selinë e PD Lulzim Basha me aleatët

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me krerët e partive aleate që kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit opozitar.

Sipas informacioneve bëhet me dije se takimi është thirrur nga Basha dhe do të diskutohet në lidhje me vijimin e mëtejshëm të aksionit opozitar. Po ashtu ky takim dy ditë para protestës së gjashtë kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të shtunën kanë thirrur sërish qytetarët në një protestë kombëtare, ku sërish do të kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kujtojmë se ky takim vjen pas ftesës publike të bërë nga Kryeministri Edi Rama për kreun e opizitës, Lulzim Bashën.

Rama dje pasdite me anë të letre publike, i kërkoi Bashës që të uleshin sëbashku në tryezën e dialogut. Rama tha se pranonte që të bisedonte pa kushte me kreun e opozitës. Ndërkohë që Lulzim Basha gjatë një takimi në Durrës, ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë Pazar me Ramën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment