Politike

Ftesa e Gjiknurit për Reformën Zgjedhore, PD: Qeveria të shprehet për 5 pikat

Në një reagim, Bardhi shprehet se më parë qeveria të shprehet për 5 pikat e opozitës dhe pastaj do të diskutohet për t’u ulur në tryezë.
Featured image of article: Ftesa e Gjiknurit për Reformën Zgjedhore, PD: Qeveria të shprehet për 5 pikat Damian Gjiknuri dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas ftesës së bërë nga Damian Gjiknuri që opozita të marrë pjesë në reformën zgjedhore.

Në një reagim, Bardhi shprehet se më parë qeveria të shprehet për 5 pikat e opozitës dhe pastaj do të diskutohet për t’u ulur në tryezë.

“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, ka thënë Bardhi për News 24.

Sot bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme.

Gjiknuri i ka dërguar një ftesë përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kasos, i cili ishte i pranishëm edhe në tryezën e shkuar të organizuar nga ambasadori i OSBE-së.

(A.B. Dosja.al)

 

Shto Koment